Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaLirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit

Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion.

Hoti ngarkohej se në cilësi të zyrtarit përgjegjës të zyrës së prokurimit, në Komunën e Obiliqit ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke lidhur kontratën për tenderin “Asfaltimi i rrugës Dardhishtë-Mazgit” me “Delta Ing Sh.P.K”., e që pronar i saj kishte qenë Emri Sopjani, duke qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj Hotit shpall të mërkurën nga gjykatësi, Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Ajvazi, i akuzuari lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej.

Ndërkaq, shpenzimet e procedurës penale do të bien në barrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 30 mars 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Sherif Hoti, i cili në cilësinë e personit zyrtar përgjegjës të prokurimit në Komunën e Obiliqit, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin kishte keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas aktakuzës, i njëjti kishte nënshkruar më 24 maj 2019 kontratën me numër 027/2019 sipas tenderit me titull të projektit “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Dardhishtë dhe Mazgit” të lidhur në mes të Autoritetit Kontraktues, Komunës së Obiliqit dhe kontraktuesit Fidaim Imeri, përfaqësues i grupit të Operatorëve Ekonomikë “Graniti Com”, sh.p.k, “Delta Ing”, sh.p.k dhe “ISPE Group” sh.p.k në vlerë prej 447 mijë e 833 euro e 3 centë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se edhe pse operatori ekonomi “Delta Ing”, sh.p.k nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë në aktivitetin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës publike pasi që pronari i kësaj kompanie Emri Sopjani ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me aktgjykimin e 19 majit 2017, duke vepruar në kundërshtim me nenin 65, par.3 të Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës kishte lidhur kontratën e lartcekur, me ç’rast e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar personit tjetër – Emri Sopjanit dobi pasurore të kundërligjshme.

Me këtë, Hoti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments