Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. E rreth 70 milionë euro është vlera e parave që qytetarët depozituan në banka. Këto statistika janë vetëm për muajin mars të këtij viti,.
Kështu vlera e aseteve bankare në muajin mars ka arritur në 7.50 miliardë euro. Mbi pesë miliardë euro është në total vlera e kredive bruto. Ndërkaq, mbi 6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve.
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%”, thuhet ndër të tjera në reagim.