Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNjë shtetas i Serbisë kapet ilegalisht në territor të Kosovës

Një shtetas i Serbisë kapet ilegalisht në territor të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetarë serb, shtetas i Serbisë është ndaluar më një veturë të dyshimtë.

I njëjti kishte hyrë në Republikën e Kosovës nga territori i Serbisë, përkatësisht nga Leposaviqi ilegalisht.

Sipas prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor ka vërejtur një  automjet të dyshimtë  të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments