Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar të martën donacion nga Ambasada Britanike, i cili u vlerësua tejet i rëndësishëm për këtë institucion.
Donacioni përbën pajisje për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se ka informuar ambasadorin Hargreaves për punën e këtij institucioni, teksa ka falënderuar edhe për mbështetjen që Ambasada britanike ka bërë për PS-në.
“Me vjen mirë që pata mundësi që të bisedoj me ambasadorin Hargreaves për punën e Prokurorisë Speciale për kompetencat e PS-së dhe për rezultatet që kemi arrit, mangësitë dhe sfidat që kemi para vetës. Prania juaj këtu ambasador është konfirmim i dëshmuar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale etike”, u shpreh Isufaj.