Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani bashkë me katër heroinat në Nju Jork: Do ta përfaqësojmë së...

Osmani bashkë me katër heroinat në Nju Jork: Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën në Këshill të Sigurimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot.

Osmani në Këshillin e Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova, me të cilat është shfaqur para pak minutash, në një videomesazh.

Bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments