Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Së fundmi, kryetarja e DhSK-së në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të hequr apo zëvendësuar gjyqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Më 8 prill, kryetarja Trendafilova rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të hequr ose zëvendësuar gjykatësin Nicolas Guillou si gjykatës të vetëm”, kishte deklaruar zëdhënësi i këtij institucioni, Michael Doyle.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments