Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e Gani Imerit, ish- komandantit të UÇK’së, në Vushtrri.
Ai ka thënë se Imeri do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore dhe atdhetare.“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin. Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut. Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”