Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar

Konjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar

Kryeparlamentari, Glauk Konfuca ka bërë homazhe në Hallaq të Vogël dhe në Rufc të Ri të Lipjanit, prej ku ka thënë se lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar.

Më tej, Konjufca ka thënë se të rënët atje, e kemi për detyrë të mos i harrojmë dhe të bëjmë gjithçka për të vendosur drejtësi.

Ai është shprehur po ashtu se e kemi borxh ndaj tyre që të punojmë për zhvillim e përparim.

“Gjatë muajit prill të 1999-ës masakrat e forcave pushtuese të Serbisë ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë, po shtoheshin gjithnjë e më shumë, po bëheshin gjithnjë e më makabre, brenda fushatës kriminale të gjenocidit ndaj popullit tonë. Lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë gjenocidale të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar, edhe pse ata ishin të paarmatosur, me të vetmen ëndërr për të jetuar të lirë e të pavarur në atdheun e vet”, ka shkruar ai në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments