Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe ato të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.
“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, shkroi ai
Tutje ai ka thënë se ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar.
Poashtu, edhe ambasadorë të tjerë në vend reaguan pas vrasjeve të fundit të grave në vend dhe ulën flamujt në gjysmështizë në Ditën e Zisë ne nderim të viktimave.