Dita e dytë e Forumit ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka nisur punimet me një minutë heshtje, për rastin tragjik në Pejë.
Vrasja që ndodhi sot është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.
Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre.
Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale.
Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe do të dërgohet në IML.
Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.