Monday, November 25, 2024
HomeLajmeZjarri në Nënstacionin Prishtina 3, KOSTT njofton se kanë bërë një improvizim...

Zjarri në Nënstacionin Prishtina 3, KOSTT njofton se kanë bërë një improvizim të përkohshëm që stabilizon furnizimin me energji

Është rikthyer sonte furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prishtina 3. Për stabilizimin e situatës KOSTT ka bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.

“Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar”, thuhet në njoftim.

Ky problem sipas KOSTT ka ndodhur për shkak të një avarie të madhe me datë 03.04.2024.

Për stabilizimin e situatës janë angazhuar mbi 50 punonjës.

“Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments