Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 MW. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ushtruesja e detyrës së Misionit USAID Kerry Monaghan Hogler.

 

Më maj, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar Konferencën e Para-Ofertimit për ankandin solar 100 MW në Kosovë, i cili solli së bashku mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Kosova e ka caktuar si prioritet modernizimin dhe përmirësimin e sektorit energjetik të vendit dhe po bashkëpunon ngushtë me partnerët për zhvillim, duke përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën gjermane për investime dhe zhvillim – KfW-në, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh-in dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC-të, si dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe sektorin privat, për t’i arritur këto objektiva të rëndësishme.

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim të liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përmes Strategjisë së re të Energjisë 2022-2031 dhe Projektligjit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë Kosova është në proces të krijimit të një baze ligjore të re për rritjen e investimeve të sektorit privat në burimet e ripërtërishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments