Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVitia: Tani nën 18 vjeç mbulojmë 100% të shpenzimeve për sëmundjet malinje

Vitia: Tani nën 18 vjeç mbulojmë 100% të shpenzimeve për sëmundjet malinje

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka deklaruar se është bërë përcaktimi i çmimeve referente për shërbimet e procedurave dhe duke ofruar më shumë barazi sa i përket vlerës së përkrahjes financiare për këtë program.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, Vitia tha se është thjeshtësuar procedura e aplikimit në raste se kur procedurat e shërbimeve janë të përfshira në udhëzimin administrativ.

Ky udhëzim ka paraparë edhe metodologjinë e hartimit të çmimeve për shërbimet dhe procedura duke shfrytëzuar çmimet për shërbime dhe procedura nga tri shtete të ndryshme duke përllogaritur mesataren e fondit që shërben si çmim referent.

“Është rritur tavani i mbulimit financiar të rasteve të sëmundjeve malinje për personat mbi moshën 18 vjet ku me udhëzimin administrativ paraprak maksimumi për kategori ishte 30 mijë euro ndërsa me udhëzimin aktual është 70% e vlerës  referente. Ky udhëzim ka mundësuar uljen e borgjeve apo obligimeve të akumuluara ndër vite për shkak të mangësive dhe paqartësive në udhëzimin paraprak dhe për shkak të listës së paqartë të procedurave të parapara me udhëzimin administrativ të vitit 2017. Udhëzimi i ri administrativ i ka mundësuar bordit për trajtim jashtë vendit shqyrtimin për një numër të madh të lëndëve ku vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2023 janë shqyrtuar 800 lëndë, kërkesa financiare nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike të cilat janë proceduar për pagesë nga ana e fondit pas miratimit të buxhetit në programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Vitia.

“Me këtë vendim janë ndarë 15 milionë euro shtesë për zvogëlimin e borxheve dhe obligimeve kontigjente ndaj institucioneve shtetërore brenda dhe jashtë vendit fondi për trajtim jashtë institucioneve publike gjatë vitit 2023 përveq borxhit të rregullt ka shpenzuar edhe buxhetin e ndarë prej 15 milionë euro ku gjithsej gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar rreth 22 milionë e 75 mijë e 171 euro përveq që është arritur pagesa e borgjeve natyrisht është përmirësuar edhe imazhi i fondit dhe ministrisë së Shëndetësisë si dhe është ofruar mbrojtje financiare e banoreve të Republikës së Kosovës nga shpenzimet katastrofike”.

Ministria Shëndetësisë  dhe fondi në vazhdimësi do të bëjë gjthnçka që është e mundur me krijimin e kushteve në institucionet shëndetësore publike që shërbimet dhe procedurat e nevojshme të ofrohen në këto institucione dhe  njëkohësisht do të sigurojmë  shërbimet dhe procedurat që nuk ofrohen në institucionet publike të përfshihen në listat e shërbimeve të cilat fondi i subvencionon”.

Hykemti Bajrami: “Përmendët për sëmundjet malinje po du një qartësim  po du ministër një qartësim të kalunen ka pas kërkesa prej pacientëve e familjarëve në rastin e lekuemisë akute të fëmijëve, fondi ka ndarë diku rreth 30 mijë, ku diku trajtimi kushton 140 mijë euro,  në institucione nuk i ndihmon fare se me 30 mijë nuk ishte fare ndihmë, e përmendët që tani mbulohen deri 70% sëmundjet malinje mbi moshën 18 vjeçare”.

Vitija: Në vitet në vijim nën 18 vjet është 100% ndërsa mbi 18% është 70%”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments