Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMustafi publikon pamje dhe hartën e lokacioneve: 48 baza ushtarake dhe të...

Mustafi publikon pamje dhe hartën e lokacioneve: 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe po operuarojnë përgjatë kufirit me Kosovë

Vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti publikoi pamje përgjatë kufirit me Kosovë, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka publikuar pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës.

Në një postim në Facebook të cilës i ka bashkëngjitur video dhe hartë të lokacioneve të bazave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovë, Mustafi ka thënë skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.

“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së Serbisë janë duke operuar përgjatë kufirit. E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes publikoi pamjet me video të njësive të specializuara të ushtrisë së Serbisë që shiheshin disa metra larg kufirit, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Sipas Kurtit, forcat ushtarake serbe po zhvillojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kurti publikon video, forcat e armatosura serbe shihen afër kufirit të Kosovës

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti në Facebook.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments