Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKurti cinik me Gjykatën Kushtetuese: Është bërë si komision parlamentar, le të...

Kurti cinik me Gjykatën Kushtetuese: Është bërë si komision parlamentar, le të garojne edhe në zgjedhje, i votojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimet që i merr Gjykata Kushtetuese duke e përfshirë edhe vendimin për Manastirin e Deçanit.

Kurti gjatë një interviste në RTK, të enjten ka thënë se Gjykata Kushtetuese duke e pranuar çdo ligj që kalon në Kuvend po e zëvendëson komisionin parlamentar për legjislacion.

Ai më pas me ironi tha se “le të garojë Gjykata Kushtetuese në zgjedhjet e ardhshme”.

“Gjykata Kushtetuese praktikisht është duke e zëvendësuar me trajtimin e ligjeve që ne i kalojmë në Kuvend, komisionin për legjislacion. Ne kemi komision për legjislacion, të gjithë ligjet janë duke përfundu në Gjykatë Kushtetuese”.

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të trajtonte secilin ligj, duke pasur komision, po merret me pagat, po merret me ligjin për çmimet tavan, me çdo gjë”.

“Në këtë kuptim unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë, i votojmë”, ka deklaruar Kurti. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments