Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.
Kushtrim Zekaj, familjari i çiftit tashmë të ndjerë për RTK-në ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim dhe vajzat të martuara.
Ai thotë se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.
“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën”.