Gjatë takimit pritet të diskutohet për përgatitjet e ofensivës tokësore të Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Scholz planifikon të dërgojë një paralajmërim urgjent duke bërë thirrje për armëpushim që do të mundësonte lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare, për popullatën që ka pësuar shumë në territorin palestinez.
Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që sulmoi brenda territorit të Izraelit, ku si pasojë mbi 1.200 persona humbën jetën dhe qindra tjerë u rrëmbyen.
Edhe pse Gjermania mbështet në parim operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, ka kritikuar mënyrën sesi po udhëhiqet lufta ku si pasojë kanë humbur jetën mijëra cilëve.
Scholz ishte planifikuar të arrijë të shtunën në qytetin jordanez Aqaba në Detin e Kuq nga ku do ta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah.
E sot pasdite ai do të niset për në Iz4rael, ku planifikon të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog si dhe ministrin e kabinetit të luftës, Benny Gantz.