Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVandalizimi i tabelave në Veri, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë...

Vandalizimi i tabelave në Veri, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur

Në raportin e sotëm 24 orësh, Policia ka njoftuar se për një rast “Vandalizëm” në Leposaviq.

Atje një shtetas i Serbisë dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

“VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.”

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Express se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur.

“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshimtar. Asnjëri nuk është arrestuar”, tha Elshani.

Ai konfirmoi se shenjat e trafikut që janë dëmtuar janë tabelat e vendbanimeve që janë vendosur së fundi.

Të enjten tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments