Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAcarimi i Kurtit me SHBA-në, Haziri : Në një vend demokratik, nëse...

Acarimi i Kurtit me SHBA-në, Haziri : Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se ka shumë zhgënjim me Qeverinë Kurti, jo vetëm në Uashington por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris.

Haziri ka shkruar se deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobari ka zbardhur pikën më të ulët të raporteve që ka sot Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, me qeverinë amerikane, NATO-n, BE-në dhe me fqinjët e saj.

“Qeveri jo-kompetente, e cila nuk planifikon efektet e vendimit të saj. Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera”, shkroi Haziri.

Emisari amerikan në një intervistë për REL ka thënë se mungesa e takimeve të nivelit të lartë është tregues e ku është raporti SHBA-Kosovë.

“Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, tha Escobar

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments