Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAlarmante, fëmijët kosovarë me zhvillim të dobët fizik, kërkohet shtimi i orëve...

Alarmante, fëmijët kosovarë me zhvillim të dobët fizik, kërkohet shtimi i orëve të Edukatës Fizike në shkolla

Fëmijët kosovarë janë më pak të zhvilluar sa i përket përformancës fizike. Nga një studim i cili është bërë së fundi nga Fakulteti i Edukimit Fizik, del se fëmijët tanë janë 40 për qind më pak të zhvilluar se sa fëmijet  në vendet e rajonit. E gjithë kjo për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. Ekspertët e fushës po e shohin këtë si diçka shumë shqetësuese. Andaj kanë kërkuar që të shtohen orët e edukatës fizike nëpër shkolla, pasi që sipas tyre gjendja është alarmante.

Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik ka thënë se hulumtimi është kryer në shtatë qendra të Kosovës, duke përfshirë dhe vendet rurale. Ndërsa thotë se gjendja është kritike.

Selimi thotë që të gjithë akteret MASHT, UP e gjithë të tjerët duhet të marrin urgjentisht masa në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë.

“Një hulumtim që është bërë së fundi, ka të bëjë me gjendjen fizike të fëmijeve të klaseve  të 6 dhe 7, me një moster prej 2 mijë fëmijëve, të cilët fatkeqësisht nuk e kanë gjendjen e mirë fizike. Në disa teste të cilat veq janë të ndara të aftësive motorike, kanë dal me një përqindje prej 30 deri 40 për qind më keq se sa fëmijet e rajonit, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnes dhe Shqipërisë. Pikërisht ne kemi konstatuar se fondi i orëve është i pamjaftueshëm dhe duke ditur që teknologjia po ndikon dukshëm negativisht në shëndetin e fëmijëve”, tha ai. .

Ata i janë drejtuar institucioneve  të vendit, nga të cilat kanë kërkuar shtim të orëve të edukatës fizike në shkolla.

“Kërkesat tona janë shumë të thjeshta. Është domosdoshmëri, sepse gjendja është shumë kritike, duhet të lëvizim në këtë drejtim dhe t’u mundësojmë fëmijeve, të kenë shëndet më të mirë dhe mos ta kemi këtë gjendje që vërtetë ndikon në shumë aspekte, jo vetem tek gjendja fizike. Por nëse do t’i kishin tri orë atëherë benefitet do të ishin me të mëdha. Fëmijet do të kishin një gjendje më të mirë akademike, do të mësonin më shumë do të mbanin më shumë mend. Do të kishin disponim me të mirë dhe shumë aspekte tjera që e zhvillojnë dhe fundja gjithë ne po themi se po punojmë për fëmijet tanë”, tha ai./Indeksonline/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments