Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeHoxhaj: Do të mbesim pa aleatë si pasojë e gabimeve të Qeverisë...

Hoxhaj: Do të mbesim pa aleatë si pasojë e gabimeve të Qeverisë anti-historike të Albin Kurtit

Ish-kryediplomati kosovar dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar për raportin e acaruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hoxhaj ka thënë se ky raport dhe qëndrimi amerikan vetëm sa po shkon duke u përkeqësuar dhe se aleatët evropianë janë në kulmin e pakënaqësive me Kurtin.

Hoxhaj thotë se fakti që vendimi për Manastirin shkoi huq, tregon një amatorizëm të Qeverisë Kurti dhe moskoordinim me aleatët.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Kosova do t’i humbasë aleatët si pasojë e gabimeve të Kurtit, por thotë se Kosova s’do tua kthejë shpinën miqve, por Qeverisë Kurti, të cilën Hoxhaj e ka cilësuar edhe si “qeveri anti-historike”.

Reagimi i plotë:

Qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti. Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.

Deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë. Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra.

Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie! Do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve! Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments