Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë Ditët e Epopesë, “Sulltani” u bë cak i Gjykatës Speciale, krejt...

Në Ditët e Epopesë, “Sulltani” u bë cak i Gjykatës Speciale, krejt çka ndodhi sot nga bastisja e shtëpisë së tij në Prishtinë

Mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka nisur një aksion në Prishtinë, ku cak është shtëpia e Sylejman Selimit, ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

 

 

Për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe avokati Artan Qerkini.

“Mund të konfirmoi se bastisja në shtëpinë e Selimit ka nisur herët në mëngjes dhe po vazhdon ende. Momentalisht nuk kemi asnjë informacion rreth rastit por do të deklarohemi pasi të përfundoi bastisja”, ka thënë Qerkini.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

 

 

Christopher Bennett zëdhënës nga Gjykata Speciale, i pyetur për aksionet e sotme tek shtëpia e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm Sylejman Selimi , ai ka thënë se Gjykata Specilale po kryen operacione të vazhdueshme.

“Gjykata Speciale po kryesh operacione të vazhdueshme”, tha Bennett për “indeksonline”.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments