Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Krojmir të Lipjanit.
Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran e prej aty është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se në lidhje me rasin janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.