Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për përfitimet nga plani i Bashkimit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, ka marrë shembullin e kostove të transaksioneve financiare për paratë që dërgojnë mërgimtarët.
Rama tha se aktualisht për çdo para që ata dërgojnë, kostoja e transaksionit është gjashtë herë më e lartë krahasuar me koston e transaksioneve në para mes shteteve anëtare të BE’së. Sipas Ramës, plani i BE’së do të lejojë që kostoja të jetë e të njëjtit nivel, raporton Express.
“Plani i rritjes është një platformë kyqe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë process të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostove të transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit, kemi shumë njerëz që jetojnë jashtë dhe duke punuar jashtë, ata vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre, prindërit e tyre, familjet e tyre. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja e transaksionit është gjashtë herë më e lartë krahasuar me koston e transaksioneve në para midis shteteve anëtare të BE’së. Plani do të na lejojë ta cojmë këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtare çka nënkupton se do të kursejmë vetëm me këtë gjysmë miliardi euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe do të kursehen nga kostot e bizneseneve tona”, tha Rama.
Rama tha se kjo është vetëm një prej përfitimeve dhe dhe ka shumë të tjera që janë pjesë e këtij plani të rritjes që u jep mundësi shteteve të Ballkanit Perëndimor që të kenë kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare të BE’së.
“Këto gjëra kanë ndodhur zakonisht kur një shtet bëhej anëta, tania to po ndodhin përpara se ne të bëhemi anëtar”, tha Rama.
“Ana tjetër është financaire. Më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë. S’ka qenë e lehtë por është vërtetë mjaftë shpërblyese”, tha tutje Rama.