Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKur të pini tabletën për gjëndrën tiroide gjatë Ramazanit

Kur të pini tabletën për gjëndrën tiroide gjatë Ramazanit

Ramazani është muaji për pastrimin fizik dhe shpirtëror për besimtarët myslimanë, në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili shënohet nga devotshmëria, dhembshuria dhe vetëkontrolli.

Përderisa është e detyrueshme për çdo mysliman të agjërojë, ata që vuajnë nga sëmundje dhe shëndet të sëmurë përjashtohen.

Sidoqoftë, çdo besimtar i vërtetë dëshiron t’ia ofrojë këtë pendim Zotit dhe për këtë arsye, ata me kushte të veçanta shëndetësore, të etur për agjërim, duhet të konsultohen me mjekun e tyre, i cili mund t’i këshillojë ata për praktikat më të mira dhe këshilla të rëndësishme se si të menaxhojnë gjendjen e tyre ndërsa mbajnë agjërimin.

Dr. Venera Berisha- Muharremi thotë se njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi (nënprodhimi i tiroksinës) i gjëndrēs tiroide, që bën që metabolizmi të jetë i ngadaltë, duhet të marrin ilaçe specifike ( Letrox, T4, Euthyrox, etj) në lukth të zbrazët dhe mund të marrin diçka për të ngrënë vetëm pas një pauze pas marrjës së ilaçit prej së paku gjysmë ore.

Marrja e ilaçeve të tilla  ( Levothyroxines me emrat: Letrox, Euthyrox, T4, etj) në këtë mënyrë këshillohet për thithjen më të mirë të tabletës në trup.

“Kështu, gjatë Ramazanit, pacientët me probleme të kësaj natyre në tiroide, që zakonisht kanë ilaçet e tyre në mëngjes, duhet të ndryshojnë modelin e tyre të marrjes së tabletës.Një nga pyetjet e zakonshme që bën pacienti me hipotiroidizëm, është: si të marr tabletën e përditshme Letrox, Euthyrox apo T4, gjatë agjërimit të Ramazanit?!”, thotë Berisha-Muharremi.

Këto janë tri opsionet e mëposhtme që mund të merren parasysh për pacientët me hipotiroidizëm në Ramazan:

1. Merrni tabletën para vaktit Suhour/Syfyr, por sigurohuni që nuk keni ngrënë asgjë për 4 orë. Para suhour/syfyr, rreziku është që ju të mos keni lukthin e zbrazët, bosh, pasi mund të keni pasur një meze/zamër/messhujtë të lehtë pas mesnate.

2. Merrni tabletën para vaktit të Iftarit në mbrëmje, porsa të prishësh agjërimin së pari .

Pra, është më mirë të keni ilaçin pak para se të hani në iftar. Sapo të jetë koha për të përfunduar agjërimin në perëndim të diellit, së pari duhet të gëlltisni tabletën tuaj levotiroksinë (Letrox, Euthyrox, T4, etj.,) me një gotë ujë dhe të hiqni dorë nga ngrënia e ndonjë gjëje për 30 minuta.

Ju mund të bëni lutje gjatë asaj kohe dhe të shijoni kafshatën tuaj të parë 30 minuta pas kësaj, në mënyrë që të lini hapësirë të mjaftueshme kohore për ilaçin që të absorbohet nga trupi.

3. Merrni tabletë në kohën e gjumit 4 orë pas vaktit të iftarit.

Agjërim të lehtë!

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments