Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBQK njofton se guvernatori dhe zëvendësi i tij u takuan me dy...

BQK njofton se guvernatori dhe zëvendësi i tij u takuan me dy ambasadorë të vendit: U bisedua për aktualitetet në sistemin financiar të vendit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dje ishte në Bruksel së bashku me zëvendësin e tij, Dardan Fusha, për të biseduar me ndërmjetësuesin e BE-së dhe me palën serbe për çështjen e heqjes së dinarit serb nga përdorimi në vend.

BQK njoftoi se në kryeqendrën europiane u takuan edhe me ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe BE, Agron Bajramin dhe ambasadorin e Kosovër për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemajn. Me ta, BQK thotë se “është biseduar për aktualitetet në sistemin financiar të vendit”.

“Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe lidhur me aktivitetet e BQK-së në kuadër të projektit të BE-së për Modernizimin e Sistemit të Pagesave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave të BE-së, çështjen e përpjekjeve për Kartonin e Gjelbër, si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me plafromat globale të pagesave”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

BQK thotë se delegacioni i saj i njoftoi ambasadorët edhe “lidhur me avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative sipas direktivave të BE-së dhe standardeve më të larta ndërkombëtare”.

“Ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen e tij për të kontribuuar në proceset e rëndësishme integruese dhe përafrim të legjislacionit me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments