Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeka, ka treguar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Çeku në Facebook, të martën.
“Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha. Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, ka thënë ai.