Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata e Apelit e rikthen në arrest shtëpiak Enver Sekiraqën

Gjykata e Apelit e rikthen në arrest shtëpiak Enver Sekiraqën

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur për arrest shtëpiak dhe paraqitje në stacion policor ndaj Enver Sekiraqës.

Sipas njoftimit të Apelit, ky ndryshim i aktvendimit të Themelores në Prishtinë është ndryshuar me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.37/24, të datës 23.02.2024, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020, të datës 09.02.2024, e ka ndryshuar, dhe ndaj të pandehurit E.S është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila do t’i llogaritet nga data 23.02.2024″.

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit i është caktuar konform dispozitës ligjore nga nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të KPPRK”, thuhet tutje në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Enver Sekiraqa, i cili ishte i akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, më parë ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe i ishte zëvendësuar me masën e paraqitjes në Polici.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments