Gazetarja Klodiana Lala so në Top News, ka folur për ecurinë e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Lala u shpreh se rasti ndaj çiftit Meta-Kryemadhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapura në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA, si dhe disa shpenzime spitalore të Kryemadhit.
“Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes. Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje.
Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CCEZ DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët”, tha Lala.