Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNënkryetarja Lushaku: Për herë të parë fillon vaksinimi HPV i vajzave

Nënkryetarja Lushaku: Për herë të parë fillon vaksinimi HPV i vajzave

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit HPV i vajzave.

“Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve. Fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.

Vaksinimi ka nisur në shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

PËR HERË TË PARË NË KOSOVË FILLON VAKSINIMI HPV I VAJZAVE

Në mëngjesin e sotëm, nxënëset e shkollës Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, filluan vaksinimin me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV). Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku shkuam për të inkurajuar vajzat dhe shënuar këtë datë të rëndësishme.

Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve. Fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen.

Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje.

Me shëndet!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments