Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBIA serbe ia bllokon llogarinë bankare, reagon Rada Trajkoviq

BIA serbe ia bllokon llogarinë bankare, reagon Rada Trajkoviq

BIA serbe ia ka bllokuar llogarinë bankare politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës.

Lidhur me këtë Trajkoviq ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.

Trajkoviq tha se ardhurat i janë bllokuar nga ekzekutori dhe sipas ankesës së punonjësit të BIA-s, i cili është nga Kosova.

“Të ardhurat e mia janë bllokuar nga ekzekutori Darko Çolareviq pas një padie të ngritur nga një zyrtar i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, e i cili nuk më është dorëzuar kurrë dhe është vendosur në favor të Dimiqit pa dijeninë time për rastin. Kështu punon sot Serbia”, ka thënë Trajkoviq.

“Zyrtari i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, tashmë më ka ngarkuar 5630 euro në këtë bazë (jo)ligjore, dhe ekzekutori i tij Çolareviq tani kërkon 716 euro shtesë për menaxhimin e suksesshëm të procesit. Me fjalë të tjera, unë po e paguaj atë për të kryer ‘drejtësi’ të çuditshme kundër meje”, ka përfunduar Trajkoviq.

Bojan Dimiq, i dekoruar nga preisdenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkoviqit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments