Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKonferenca në Mynih, Edi Rama takim me Talat Xhaferrin: Bashkëbisedim vëllazëror mbi...

Konferenca në Mynih, Edi Rama takim me Talat Xhaferrin: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Në kuadër të kësaj konference, Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Rama dhe Xhaferri bashkëbiseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe programin e dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments