Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKonfirmohet vdekja e shtetases së huaj që u godit nga orteku në...

Konfirmohet vdekja e shtetases së huaj që u godit nga orteku në Brezovicë- fotografi nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, teksa po skijonte në Brezovicë.

Siç thuhet në njoftim asaj i është dhënë tema e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim

“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë  e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”. Vazhdon njoftimi.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar të gjithë që t ëkenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments