Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKompania “Pastrimi” nis shpërndarjen e 300 kontejnerëve të mbeturinave, procesi i prodhimit...

Kompania “Pastrimi” nis shpërndarjen e 300 kontejnerëve të mbeturinave, procesi i prodhimit ishte ideuar nga drejtori dhe nënkryetarja e shkarkuar

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të premten se është finalizuar faza e parë e projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve.

Sipas njoftimit, procesi i prodhimit të këtyre kontejnerëve është ideuar në nëntor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu – të dy tashmë të shkarkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z. Ilirik Musliu si nevojë që në Kryeqytet të rrisim numrin e kontejnerëve për shkak të mungesës së madhe dhe e cila ka ndikuar edhe në shërbimin cilësor”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, nga KRM “Pastrimi” kanë bërë të ditur se përmes këtij projekti është arritur që me kosto të ulët të kursehet edhe buxheti i kompanisë dhe “njëherit të ndihmojmë komunën në shtimin e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikoj dukshëm në ngritje të cilësisë”.

“Menjëherë po e fillojmë shpërndarjen e tyre në lagje te ndryshme të kryeqytetit. Kemi nisur edhe marrëveshjen e re me Ndërmarrjen Publike Banesore për prodhimin edhe të 1000 kontejnerëve të rinj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit. Ai ka shkarkuar nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka thënë se shkarkimi i Sahatçiut lidhet me ngecjet në fushën e digjitalizimit.

Paraprakisht, Rama ka liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili po ashtu vjen nga PDK-ja. Këtë vendim ai e ka arsyetuar me situatën alarmante me mbeturina në kryeqytet.

Pas këtyre vendimeve, PDK të enjten njoftoi se ka prishur koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments