Heqja e patentë shoferit në një vend të Bashkimit Evropian (BE) do të jetë e vlefshme për të gjitha vendet brenda BE-së, sipas marrëveshjes parimore të deputetëve evropianë.

Kjo reformë është propozuar nga Komisioni Evropian dhe pritet të miratohet në mesin e vitit.

Ligjet aktuale thonë se në shumicën e vendeve të BE-së, heqja e patentë shoferit zbatohet vetëm për vendin ku është vendosur masa dhe nuk ka pasoja në pjesën tjetër të bllokut.

Deputetët evropianë deklaruan gjithashtu se drejtimi i automjetit pa patentë shofer duhet të bëhet pjesë e “shkeljeve të rënda rrugore”, dhe në këtë listë tashmë përfshihet edhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimi i një aksidenti me vdekje.

Gjithashtu, Parlamenti Evropian kërkoi që ngasja me shpejtësi 50 km/h më shpejt se kufiri ligjor dhe 30 km/h në zonat e banuara, të shtohej në listën e shkeljeve të rënda.

Sipas të dhënave të siguruara nga Brukseli, 20.600 njerëz vdiqën në rrugët e BE-së gjatë vitit 2022 nëpër aksidente.