Dy të dyshuar, burrë dhe grua, qift bashkëshortor, janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.
Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme.
Sipas policisë, të dyshuarit, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur mes vete.
Të dy i kanë shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore, për të cilat edhe kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se të njëjtit janë liruar, pas intervistimit.