Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeÇfarë ke biseduar me Albin Kurtin? Sanduloviç tregon se çfarë e pyesnin...

Çfarë ke biseduar me Albin Kurtin? Sanduloviç tregon se çfarë e pyesnin BIA serbe gjatë torturës

Nikola Sanduloviç, politikani i opozitës serbe, tha për “Good Morning Albanians” se gjatë dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, ishin 5 persona të cilët filmonin. Sipas tij këta persona të veshur civil, ia dërgonin dikujt këto filmime e më pas i fshihnin.

Sanduloviç, i cili ende nuk është rikuperuar tha se nga dhuna e cila zgjati mbi 4 orë ai kishte qenë klinikisht i vdekur.

Ata janë munduar të thonë se unë nuk po them të vërtetën. Unë jam i sigurt që mund t’i njoh të gjithë personat e përfshirë që më kanë çuar atje, dhe ata që më kanë rrahur. Unë isha gati i vdekur klinikisht.

Kur kam thënë që nuk jam pjesëtar i asnjë organizate ata më kanë rrahur dhe më kanë dhunuar. Ata më kanë sjellë të shtëpia e atje më ka pritur një ekip që është kujdesur për mua. Ajo që më është fiksuar është se ata më kanë filmuar kur më dhunonin.

E mbaj mend që ata dërgonin video dhe i fshinin. I dëgjoja kur komunikonin që ia dërgonin dikujt”,-tha Sanduloviç ndërsa shtoi se ata e kishin pyetur se çfarë bisedash kishte bërë me Albin Kurtin dhe me Mehmet Prishtinën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments