Bilall Sherifi nga Nisma Soocialdemokrate, ka thënë se koalicioni parazgjedhor ‘AAK-NISMA’ synon t’i fitojë 18% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas tij, këtë mund ta arrijnë nëse i kryejnë të gjitha detyrat e shtëpisë ashtu siç janë marrë vesh si koalcion.
“Nëse i kryejmë të gjitha dëtyrat e shtëpisë ashtu siç jemi marrë vesh që të bëjmë një program të mirë, të dalim të komunikojmë më bazën tonë, e pastaj të dalim edhe përtej asaj, unë për veti pres që të arrijmë rezultatin e sondazhit të vitit 2016, kur si koalicion Nisma-AAK kemi dal 18%. Këtë rezultat e pres edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Sherifi.
Sherifi ka folur edhe për sondazhet të cilat po e qësin Vetëvendosjne bindshëm para partive tjera politike në vend.
Ai vlerëson se Vetëvendosje do të këtë rënie në zgjedhje, pasi sipas tij Albin Kurti ka dëshutar në qeverisje.
“Albin Kurti ka dhënë premtime astronomike, ndërsa rezultatet i ka të vogla në disa fusha e në disa fusha të tjera është në minus”, ka thënë Sherifi.