Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeJakup Krasniqi “i akuzuar për krime” në faqen e Presidencës, Osmani kërkon...

Jakup Krasniqi “i akuzuar për krime” në faqen e Presidencës, Osmani kërkon masa ndaj kujtdo që ndërhyu në tekst: Policia ta hetojë

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimit se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në webfaqen e Presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kupina tha se Osmani dhe stafi i saj politik s’ishin të njoftuar e as të konsultuar lidhur me “ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”. Tash, tha se po e hetojnë këtë ndërhyrje dhe se presidentja ka kërkuar të merren masa diciplinore për personat përgjegjës, por edhe hetim nga Policia e Kosovës.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, thuhet në postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments