Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSerbia bën filma për dinarin, thotë se do të kërkojë mbledhje urgjente...

Serbia bën filma për dinarin, thotë se do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha për RTS se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të KS të OKB-së për shkak të siç tha “tensioneve ekzistuese”.

Petkoviq theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti filloi një krizë.

Që nga 1 shkurti, përmes një rregullorje të Bankës Qendrore të Kosovës, e vetmja valutë me të cilën do të kryhen pagesat në Kosovë do të jetë euroja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments