Monday, November 25, 2024
HomeLajmeLargohet tabela që ishte vendosur nga MAPL’ja në Zubin Potok, nisin hetime

Largohet tabela që ishte vendosur nga MAPL’ja në Zubin Potok, nisin hetime

Tabela që ishte vendosur në Zubin Potok nga Ministria e Pushtetit Lokal, është larguar prej aty nga persona të panjohur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet. Përveç që është hequr tablela, është dëmtuar edhe vendi ku ishte vendosur.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Zubin Potok   31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments