Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeOsmani takohet me ambasadorin amerikan, flasin lidhur me kërkesën për zgjedhje të...

Osmani takohet me ambasadorin amerikan, flasin lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar zyra e presidencës në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments