Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqiptari vret gruan e tij në SHBA, rrëmben edhe vajzën. Si ndodhi...

Shqiptari vret gruan e tij në SHBA, rrëmben edhe vajzën. Si ndodhi ngjarja e rëndë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën.

Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer.

Sipas mediave amerikane ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.

Si u zbulua banesa?

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament  si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat.

Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit.

Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments