Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBIA e akuzon se spiunoi për Shqipërinë dhe Kosovën – arrestohet në...

BIA e akuzon se spiunoi për Shqipërinë dhe Kosovën – arrestohet në Novi Pazar, Adis Dazdareviq

Adis Dazdareviq, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar sot nën dyshimin se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas portalit SanxhakPress, të dhënat e mbledhura nga Dazdareviq janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka kanë kompensim monetar.

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale, transmeton Telegrafi.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri prej 48 orësh, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent Prokurorisë së Lartë në Jagodinë, në bazë të kallëzimit penal të cilin e ka bërë kundër tij Shërbimi Informativ dhe I Sigurisë (BIA).

Ndryshe, dy javë më parë shtetasi i Serbisë, me inicialet D.R., është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë ka kërkuar që të arrestuarit ti caktohet masa e paraburgimit.

Siç raportonin mediat serbe “dyshohet se D.R është bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë  (SHISH) në vitin 2022, sipas urdhrave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij. Nëpërmjet shërbimit inteligjent të Shqipërisë, D.R vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments