Tomë Gashi, avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut, që u rrah për vdekje në Podujevë javën e kaluar, ka thënë se në bazë të ligjit aktual kryerësit e vrasjes nuk mund të dënohen me më shumë se 10 vite burgim.
“Pa marrë parasysh se çfarë dënimi mund të shqiptojë gjykata, rasti është shumë i rëndë pasi ka humbur jetën në mënyrë krejtësisht të paarsyeshme i riu Lulzim Fejzullahu i cili edhe ka qenë mbajtësi i familjes”, ka deklaruar Gashi në Radio Dukagjini.
“Unë e di që në Bashkimin Evropian dënimi maksimal është me burgim të përjetshëm, por ne si Kosovë ndoshta duhet të mendojmë për ndryshim të ligjit dhe të vendosim dënimin me vdekje për rastet e përsëritësve dhe rasteve të rënda dhe të heqim këtë dënim një ditë para se të futemi në Bashkimin Evropian, që besoj se do të ndodh pas shumë viteve mos të themi dekadave”, ka deklaruar Gashi.