Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga presidenti i vendit, Recep Tayp Erdogan.
Nën masa të forta sigurie, dy liderët mbajtën një takim në pallatin presidencial, për të shëtitur së bashku më pas në pazarin e madh të Stambollit.
Sipas zyrës së Melonit, dy liderët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm, marrëveshje e cila çoi në një ulje prej 56% të flukseve të parregullta përgjatë korridorit Itali-Turqi.
Bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë gjithnjë e më i ngushtë edhe në lidhje me Libinë, ku ministritë e Jashtme përkatëse synojnë të lidhin një marrëveshje së shpejti.
Rreth 2 muaj më parë Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për pritjen e rreth 3000 refugjatëve afrikanë pranë portit të Shëngjinit.
Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, e cila aktualisht e ka shtyrë për në 24 janar seancën.