Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiq u jep premtime me Euro serbëve të Kosovës – “7 milionë...

Vuçiq u jep premtime me Euro serbëve të Kosovës – “7 milionë për Universitetin dhe investime në Banjskë”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shpalosur mbrnëmë në Beograd një plan që e ka quajtur “Kërcimi në të ardhmen – Serbia 2027”.

Aty ka folur për investime në projektet që do t’i bëjë shteti serb gjatë viteve të ardhshme, duke thënë se për serbët në Kosovë do të ketë investime, përfshirë 7 milionë euro për Universitetin në Veri.

Ky premtim i tij, për serbët vjen në kohë kur po diskutohet çështja e rregullores së BQK’së, e cila si valutë të vetme në Kosovë e njeh euron dhe përjashton dinarin nga pagesat për serbët, përfshirë të ardhurat për ta.

Dinarin s’e ka përmendur as Vuçiq sonte derisa ditëve të fundit ka protestuar te ndërkombëtarët që valuta serbe po ‘ndalohet’ në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të ndihmojmë me gjithë zemër popullin tonë. Ne do të sigurohemi dhe qëllimi ynë është që asnjë familje serbe në ‘krahinën’ tonë të mos jetë pa çati mbi kokë dhe që secili nga njerëzit tanë ta ketë një të tillë”.

“Ata që nuk kanë punë, që nuk marrin subvencione private në bujqësi, apo diku tjetër, do t’u sigurojmë të ardhura shtesë përmes përfitimeve sociale që të jetojnë me dinjitet”.

Përveç 7 milionëve për universitetin, Vuçiq ka përmendur 5 kopshte të reja, një konvikt studentor dhe një shkollë bujqësore në Leshak.

“Po investojmë në Graçanicë, në Mitrovicë, ku kemi probleme të panumërta për shkak të çështjeve politike”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu tha se investimet janë dhe do të bëhen në kisha dhe manastire.

“Ne investuam në Rajska Banja, ia ndryshuam fytyrën dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë. Besoj se me gjithë hallakamën ne do ta kthejmë jetën në Banjskë dhe në çdo pjesë tjetër të Kosovës ku jetojnë njerëzit tanë”, tha Vuçiq.

“Gjithçka që kemi arritur nuk është asgjë në krahasim me atë që po planifikojmë”.

“Ajo që ne po planifikojmë të bëjmë është shumë më e madhe se çdo gjë deri tani,” theksoi Vuçiq. Ndërkohë që mediat në gjuhën serbe në Veri shkruajnë se për ‘Rajska Banja’ është nën kontroll të Policisë së Kosovës që prej sulmit në Banjskë dhe se Vuçiq nuk ka sqaruar se si do të investojë aty. Po ashtu, Kossev shkruan se janë ndalë punët edhe për ndërtimin e objektit të këtij Universiteti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments