Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se njerëzit “me të drejtë janë të shqetësuar, sepse nuk kanë informacion të mjaftueshëm as nga Prishtina e as nga Beogradi” rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e “sanksionon” euron si valutën e vetme në Kosovë, ndërsa përjashton pagesat me dinarë.
“Ka spekulime se ndoshta Posta e Serbisë do të kërkojë licencë në Bankën Qendrore të Kosovës për të bërë diçka. Por ne nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë apo jo. Do të ishte mirë që ata që janë vendimmarrës ta sqarojnë, të dalin e t’u thonë njerëzve – tani kjo ose ajo do të ndodhë dhe njerëzit duhet të jenë të gatshëm për këtë” tha Stojanović për Zërin e Amerikës.