Saturday, November 23, 2024
HomeBotaPublikohen pamjet dramatike nga Gaza: Mjeku palestinez ia amputon në kuzhinë këmbën...

Publikohen pamjet dramatike nga Gaza: Mjeku palestinez ia amputon në kuzhinë këmbën vajzës së tij

Një mjek palestinez ka thënë se u detyrua t’ia presë këmbën mbesës së tij pa anestezi – pasi bombardimet izraelite e bënë të pamundur dërgimin në ndonjë spital.

Hani Bseiso përdori një palë gërshërë dhe pak pambuk për t’i hequr pjesën e poshtme të këmbës së djathtë të 18-vjeçares, A’hed Bseiso në një operacion të kryer në tryezën e tyre të kuzhinës.

A’hed tha se ajo u plagos kur bombardimet izraelite goditën shtëpinë e saj më 19 dhjetor, raporton skynews.

Video e operacionit u bë virale në Instagram, ku ai shfaqet duke i fshirë këmbën e djathtë të përgjakur teksa ajo shihet e shtrirë në tavolinë.

 

Një nga vëllezërit e saj e mban atë të qetë dhe një tjetër mban dy telefona celularë për të siguruar ndriçim më të mirë.

Shtëpia e Bseisos gjendet gati dy kilometra larg spitalit, al Shifa i Gazës, por mjeku tha se sulmet intensive izraelit paraqisnin rrezik për udhëtim.

“Për fat të keq, nuk kisha zgjidhje tjetër. Zgjedhja ishte që ose ta lija vajzën të vdiste ose të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia”, tha ai.

E pyetur se si i ka përballuar dhimbjet, A’hed tha se “unë thjesht po thosha “Faleminderit Zotit” dhe po lexoja Kuranin. Falë Zotit, nuk ndjeva shumë dhimbje”.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve në lidhje me sulmin në shtëpinë e Bseisos. /Telegrafi/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments