Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBundestagu voton Ligjin për shtetësi, lajm i mirë për kosovarët që jetojnë...

Bundestagu voton Ligjin për shtetësi, lajm i mirë për kosovarët që jetojnë atje, ja çfarë parashihet

Bundestagu gjerman ka votuar sot me shumicë votash ligjin për shtetësi. Ky ligj parasheh marrjen e shtetësisë pas 5 vitesh dhe jo nga tetë sa ishte deri më tani.

Ligji thotë qartë se se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre.

Në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh.

Poashtu, fëmijët e prindërve të huaj do të marrin nënshtetësinë gjermane në lindje, nëse njëri prind ka jetuar ligjërisht në këtë vend për pesë vjet./Indeksonline/

Nga 639 vota të hedhura, 382 ishin pro dhe 234 kundër, me 23 abstenime./Indeksonline/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments